fbpx

Diola Dosti shfaqet e veshur me fustanin që ia kishte bërë dhuratë ish-burri

nga Revista Kosovarja

Ish-burri i Diola Dostit është bërë sërish temë diskutimi në mediat sociale.

Edhe këtë herë ka qenë një deklaratë e bërë nga ish-banorja e ‘Big Brother VIP’ që ka ndezur diskutimet.

Gjatë parakalimit në tapetin e kuq pak para finales së madhe të spektaklit, Diola ka zbuluar se fustanin që mbante veshur ia kishte bërë dhuratë ish-bashkëshorti i saj. Dosti tregoi gjithashtu se ia kishte blerë në periudhën kur kanë qenë bashkë.

“Fustani është i Dolce & Gabbana. E kam dhuratë, nuk e di sa ka kushtuar. Është me 4 shifra. Ma ka blerë ish-burri. E ka blerë para shumë kohësh, e rivesha edhe njëherë. Një herë e kam veshur. Kisha në plan të vishja një të Dolce & Gabbana se e kam fiksim. Edhe ky ishte më i duhuri se këtë e ka veshur edhe Monica Belluçi dhe Sharon Stone.”-tha ajo.

Komentet në lidhje me këtë deklaratë kanë qenë të shumta. Disa prej tyre janë në këtë video.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]