Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kaluar këtë të diel në fshatin e tij në lindjes në Burojë.
Në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, presidenti Hashim Thaçi ka publikuar një fotografi me prindërit e tij.
“Në vendlindje, me prindërit”, shkroi Thaçi në mbishkrimin e fotografisë ku shihet në shoqërinë e prindërve.
Nuk dihet nëse kjo është arsyeja që Thaçi shtyu për të hënën adresimin e tij para opinionit pas njoftimit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.
Ditë më parë, prindërit e Thaçit u shprehën krenarë për veprimet e të birit, derisa thanë se ai do të dalë fitimtar në këtë situatë, pasi ‘është në rrugën e drejtë’.
Thaçi ka qenë jashtë Kosovës dhe ka ndërprerë udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara, ku pritej të mbahej takimi në mes të delegacionit të Kosovës dhe Serbisë për rifillimin e dialogut, me ndërmjetësim të ambasadorit Richard Grenell.
Në Kosovë është kthyer të premten.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.606015099468853/3958416700895326/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARBRI7jiFpyghUga-3oRAHOvSDuRk3Xzzq3Gs0y1LfeVuPddA7nJGpB6x5mLRwXhuzdEa0EDIvQs4p_ACDmPlU8Yf2VWG70i8j-lgdL5qlHMeac9KOIkn7TbsTzZF3xJ5AP1GfeeDJpmPabtLmv0aXNAcyM5Ex0L0U6limD7adIcWmG1yRVHx7-Sgsry2BFiZFwGfzBANY1mvVUbmqbcVNhqJ38Sg_N9OMgieV10AKbjykxl6D7omnmUZ5fMHf19s10S1oH3vQKcn9wzdky83R56dP_lCAfR1CSHLLtX3n6XJqdvHOVmF2EYFpYbHeNSj_G58_lTQUKuVHS2_TaM8b1MgQ&__tn__=-R