fbpx

Luizi i përlotur tregon se shumë persona kanë hedhur baltë mbi nënën dhe motrën e tij

nga Revista Kosovarja

Fituesi i Big Brother Vip Albania 2, Luiz Ejlli ka sqaruar se si është hapur fondacioni online, gjatë kohës që ai ishte brenda shtëpisë.

Në Top Channel, ai ka thënë se gjatë qëndrimit në shtëpi ka treguar se i kanë mbetur disa borxhe të vogla pa paguar, dhe pas kësaj disa persona kanë kontaktuar familjen e tij, duke u thënë që të hapin një “GoFundMe”, që të deponojnë para.

Luizi tregoi që gjatë qëndrimit brenda e kanë njoftuar që është hapur ky fondacion dhe janë mbledhur 20 mijë dollar, dhe ai ka thënë që ta mbyllun.

Sonte, ai tregoi që posa të marrë paratë do të blejë një banesë me ato para, që do t’ua dhurojë një familjeje në nevojë.

Luizi i emocionuar tregoi se është shumë i lënduar, pasi shumë persona kanë hedhur baltë mbi nënën dhe motrën e tij pasi kanë thënë se e kanë shfrytëzuar këtë për të përfituar për vete.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]