fbpx

12 Maji, me Super Spektakël në Marina Bay

nga Revista Kosovarja

Pesë DJ me famë ndërkombëtare, Miss-e nga e gjithë bota, personazhe të njohura të showbizit shqiptar, surpriza dhe një spektakël i paparë, ju presin në hapjen e këtij sezoni në resortin më të famshëm në Vlorë e Shqipëri, Marina Bay.

Me një spektakël madhështor në Marina Bay Resort & Casino buzë detit të bukur të Jugut shqiptar, më 12 maj ju ftojmë që ta filloni mbarë këtë verë me rastin e hapjes së sezonit të ri veror.

Ejani që të festojmë së bashku në këtë hapje fantastike e cila do të përcillet nën tingujt e muzikës moderne nga pesë DJ të famshëm botëror.

Dhe, jo vetëm kaq!

Në këtë event do të jenë prezente vajzat më të bukura nga e gjithë bota, të cilat e kanë fituar kurorën e Miss-it prej vendeve nga të cilat vijnë.

Në këtë festë nuk do të mungojnë as fytyrat më eminente të botës së showbizit shqiptar.

Ju do të përjetoni edhe tretmanin e të qenit VIP, në mesin e yjeve të tjerë, ku nuk do të mungojnë as dhuratat dhe surprizat e pafundme.

Shijoni ngjyrat dhe koloritin e fishkezjarrëve të cilat do ta bëjën edhe më madhështore këtë hapje spektakolare të sezonit veror në Marina Bay.

Nxitoni!!!

Ju mirëpresim!

Instagram: marinabayresort_casino

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]