fbpx

Arsyet me te shpeshta te lemzes tek femijet

nga Revista Kosovarja

Lemza është tepër e shpeshtë tek bebet dhe fillon të shfaqet që në shtatzani. Pas lindjes ky mund të jetë një “problem” për shumë nënat të cilat shpesh mendojnë se ka dicka që nuk shkon.

Cilat do të ishin arsyet më të shpeshta të lemzës tek bebet?

Fëmija mund të jetë alergjik ndaj proteinave që ndodhen në qumësht dhe kjo mund të shkaktojë irritim të ezofagut. Në këtë rast diafragma ngrihet më shpesh dhe shkakton lemzën.

Bebi mund të ketë thithur shumë ajër. Gjatë ushqyerjes bashkë me qumështin ai merr edhe ajër dhe kjo gjë mund të shkaktojë lemzën.

Fëmija mund të vuajë nga astma. Në momentin që fëmija është astmatik, tubat bronkialë të mushkërive do të acarohen shumë duke bërë që të kufizohet ajri në mushëri. Kjo bën të mundur që fëmija të marrë frymë me vështirësi dhe diafragma të lëvizë më shpejt duke shkaktuar lemzën.

Bebi mund të jetë acaruar nga tymi, aromat apo pluhurat që ndodhen përreth dhe kjo pasi sistemi i tyre respirator do të jetë tepër i ndjeshëm.

Rënie e temperaturës. Ndonjëherë rënia e temperaturës mund të shkaktojë kontraktim të muskujve të bebit dhe për pasojë edhe të diafragmës duke shkaktuar lemzën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]