fbpx

As sot nuk pritet adresimi i presidentit Thaçi, ai i shtron darkë Edi Ramës!

nga Revista Kosovarja

Pak ditë pas lajmit nga Specialja për aktakuzat ndaj presidentit të vendit, Hashim Thacit dhe kreut të PDK’së, Kadri Veselit, në Kosovë po qëndron për vizitë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama sot gjatë ditës ka të planifikuar të takohet me të gjithë liderët e partive politike, përvec liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj me të cilin ka një kohë që të dy i kanë marrëdhëniet e acaruara.Takimi i fundit i Ramës do të jetë me presidentin e Kosovës, Hashim Thacin. Sipas agjendës së dërguar nga presidenca ky takim do të mbahet në ora 18:50.

Një orë pas takimit me presidentin e vendit, Rama do të darkojë së bashku me Thacin e Veselin në njërin nga restorantet e Prishtinës.

Megjithatë, në të njetën kohë ishte paralajmëruar se Thaci do të fliste për aktakuzën e Speciales, pasi që paraqitja e tij gjatë vikendit ishte shtyrë për të hënën.Nuk dihet nëse presidenti do të flas sot për këtë temë./Express/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]