Situata ka eskaluar në Zveçan, para pak minutash.Siç raportohet nga vendi i ngjarjes, ka pasur përplasje mes ushtarëve të KFOR-it dhe protestuesve. Janë parë edhe disa ushtarë të lënduar të KFOR-it gjatë përplasjeve.
Radio Evropa e Lirë raportoi më herët së KFOR-i ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve në Zveçan. Paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.“Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj.
Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë”, ishte audio-paralajmërimi i KFOR-it.