Një flamur i gjatë serb është shtrirë mëngjesin e sotëm në Zveçan nga ana e protestuesve.
Edhe sot, në tri komunave veriore janë duke protestuar serbët duke kërkuar largimin e Policisë së Kosovës nga objektet komunale.
Kryeministri, Albin Kurti ka deklaruar dje për CNN se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Ai ka këmbëngulur se kryetarët e rinj shqiptarë – të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit – janë të vetmit që kanë legjitimitet të jenë në ndërtesat e komunave në veri.
Një ditë më parë, SHBA-ja njoftoi se ka vendosur ta sanksionojë Kosovën për insistimin e Qeverisë për t’i vendosur kryetarët e komunave në veri në ndërtesat komunale, për çka ka nxitur trazira nga serbët lokalë. Vendimi i parë ishte për ta përjashtuar Kosovën nga stërvitja e madhe ushtarake “Defender Europe 2023”, ka bërë të ditur ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.
https://www.facebook.com/watch/?v=178700818185222