Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka pak ditë që ka nisur turneu ne saj të koncerteve.
Ajo e ka nisur turneun në Phoenix, për të vazhduar më pas me Anaheim.
Këngëtarja e hitit “I’m Good (Blue)” ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga koncertet e para, ku dukej mjaft glamuroze me paraqitjen e saj.
E veshur me një kostum rozë plot shkëlqim dhe pamjen e theksuar prej biondeje, 33-vjeçarja është dukur tejet atraktive para audiencës.
Bebe Rexha përndryshe do të jetë gjatë gjithë verës e angazhuar me turne dhe projekte të reja muzikore.