fbpx

Çfarë duhet të ketë në sofër për Bajram?

nga Revista Kosovarja

A i keni provuar disa nga këto ushqime? Nëse jo, shkoni shpejt te fqinjët, urojani njëri-tjetrit Bajramin dhe kënaquni me këto shije të mrekullueshme.

Fitër-Bajrami është festa e madhe islame. Për këtë festë përgatisim sofër të pasur. Të gjithë anëtarët e familjes dhe në këtë mënyrë forcohen lidhjet, ruhen familja dhe miqtë, transmeton Telegrafi.

Sipas traditës, për drekë Bajrami përgatiten disa ushqime të ndryshme, ndërkaq ne po jua prezantojnë ato më të shpeshtat:

1. Çorba e Begut

Kjo përzierje e perimeve dhe mishit, është çorba më e njohur e cila përgatitet në ditët e Bajramit. Zakonisht përgatitet me mish viçi apo mish pule.

2. Vegësh tradicional

Përbërësit kryesor të kësaj gjelle janë lakra e zier, speci dhe mishi i viçit.

3. Qebap haxhiu

Qebapët e haxhiut janë edhe një përzierje e mishit të viçit me perime. Për këtë ushqim është specifike sepse bëhet i mbështjellë në letër.

4. Musaka

Ushqim i njohur kaherë me mish të bluar. Musaka mund të gatuhet në mënyra të ndryshme, mirëpo më e njohura është me patate dhe kungullesha.

5. Sarma

Është edhe një ushqim i njohur mirë i cili gatuhet nga lakra e freskët apo lakra turshi, mishi i bluar dhe orizi.

6. Dollma apo japrak

Japrakët janë të ngjashëm me sarmatë, pos që në vend të lakrës së bardhë gatuhet me lulelakër.

7. Pite të ndryshme

Nuk mund të quhet Bajram nëse në sofër nuk ka ndonjë ndër pitet siç janë p.sh. pitja me djathë dhe lakrori. Pos ushqimeve të njelmëta, sofra e Bajramit është e pasur edhe me ushqime të ëmbla – ëmbëlsira.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]