fbpx

Inteligjenca Artificiale u zë vendin e punës gazetarëve në Gjermani

nga Revista Kosovarja

Axel Springer SE, shtëpia më e madhe botuese europiane, njoftoi se do të zëvendësojë një sërë pozicionesh pune editoriale me Inteligjencën Artificiale(AI).

Në një email dërguar personelit (më 19 qershor), Springer deklaroi se “për fat të keq do të ndahet nga kolegët që punojnë, të cilët do të zëvendësohen nga AI dhe/ose nga procese të botës digjitale”.

“Funksionet e drejtorëve të redaksisë, redaktorëve të faqeve, korrektorët, sekretarët dhe montazhierët nuk do të ekzistojnë më si sot”.

Shkurtimet e vendeve të punës në Springer, shtëpia e markave të lajmeve si “Bild” dhe “Die Welt”, do të rrisin frikën se AI do të shkaktojë rrëmujë në të gjithë industrinë e medias në botë. Chatbot si ChatGPT mund të përdoren për të shkruar lajme, duke i bërë të padobishëm gazetarët njerëzorë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]