Ariana Fejzullahu e ka kthyer faqen e saj të Instagramit në një hapësirë mjaftë të frekuentuar nga femra të ndryshme, shkruan “Kosovarja”.
Shumë njerëz e ndjekin sepse iu intereson jeta e gruas së Ermal Fejzullahit, por edhe sepse duan ta sodisin stilin që ajo e prezanton.
Ariana pozon e poston mjaftë, madje kjo i është bërë si një lloj pune e angazhimi ditor, pasi i duhet të merret me veshjet, grimin, flokët, fotografitë, etj.
Në foton e fundit, Ariana shfaqet mjaftë IN dhe bashkëkohore, ku ka pozuar si modele botërore.