fbpx

Gjeni cilat shenja kanë shumë fat sot?

nga Revista Kosovarja

Dashi

Do tregoheni shumë striktë në dashuri sot dhe shpesh do e vini partnerin/en në siklet. Mos e teproni nëse nuk doni të keni mosmarrëveshje të mëdha. Beqarët do duhet të marrin disa vendime të cilat mund t’ua ndryshojnë përfundimisht jetën. Në planin financiar gjërat do shkojnë më së miri.

Demi

Dialogu nuk do mungojë për asnjë moment sot në lidhjen që keni krijuar. Nga ana tjetër partneri/ja do iu joshë gjatë gjithë kohës dhe do iu bëjë të ndiheni më së miri. Beqarët nuk duhet të pranojnë çdo lloj ftese pa qenë të sigurtë për personat. Në planin financiar shmangni shpenzimet e tejskajshme.

Binjakët

Nëse mendoni se ka ardhur koha ta zyrtarizoni lidhjen tuaj flisni seriozisht me atë që keni në krah dhe bëjani të qartë gjërat. Boll më duke e shtyrë kohen pak e nga pak. Beqarët do jenë të privilegjuar në dashuri. Edhe pse nuk e kane kërkuar me ngulm princi i kaltër do mbërrijë. Financat do duan më shumë kujdes dhe maturi.

Gaforrja

Marrëdhënia në çift do përmirësohet mjaft gjatë kësaj dite. Do flisni për gjithçka me partnerin/en tuaj dhe do i harroni problemet që keni pasur dikur. Beqarët do i japin me shumë prioritet jetës familjare dhe miqve. Dashuria për ta do jetë në vend të dytë. Dielli do iu ndihmoje ta përmirësoni situatën financiare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]