Ndoshta seksi është gjëja e fundit që të vjen ndërmend kur je shtatzënë.
Por kjo varet nga hormonet, ndaj nëse ke dëshirë të kryesh marrëdhënie dhe je shtatzënë, nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi.
Por a është e rrezikshme të shkundesh kur je shtatzënë?
Sipas ekspertëve, mund të bësh seks sa të duash kur je shtatzënë!
Penetrimi është përfundimisht diçka e sigurt, në një shtatzëni normale. Theksojmë: normale. Nëse shtatzënia ka komplikime, seksi nuk është zgjedhja më e mirë.
“Është shumë e pagjasa që seksi në shtatzëni të shkaktojë abort”, shpjegon Prof.Dr. Mary Jane Minkin: “Marrëdhëniet e rregullta seksuale nuk ndikojnë në shëndetin e shtatzënisë.”