fbpx

UB Gjermane- Shqiptare me takime, aktivitete, suksese

nga Revista Kosovarja

Në qytetin Koblenz, te bashkimi i lumenjëve Rhein dhe Mosel, te Deutsch Eck, Unioni i Bizneseve gjermane-shqiptare në Gjermani organizoi takimin e radhës me strukturat e saja organizative dhe disa nga anëtarët premium të saj.

Kryetari Nazmi Viqa, duke hapur këtë takim, i njoftoi të gjithë të pranishmit se qëllimi i takimit ishte të falënderohen të gjithë ata që po japim kontribut në zhvillimin dhe rritjen e Unionit të Bizneseve, duke i shpërnda mirënjohje të pranishmëve për kontributin dhe financimin e shoqatës. Mirënjohje u zotuan edhe për anëtarët, të cilët për shkak të kohës së pushimeve nuk arritën të jenë pjesë e kësaj mbrëmje.

Falënderimet në shkalle edhe më të gjerë, planifikohen të bëhen në vjeshtën e këtij viti jubilar, kur edhe Unioni i Bizneseve shënon 10 vjetorin e themelimit të saj. Për organizimin e të cilit, Kryetari mori përkrahjen e të gjitha strukturave të UB që në ditët në vijim të fillohet me organizimin e kësaj ngjarje të veçante.

Në këtë takim të Unionit të Bizneseve i pranishëm ishte edhe afaristi i mirënjohur shqiptar në Gjermani dhe më gjere z. Lazim Destani, i cili në fjalën e tij përshëndetëse i inkurajoj të gjithë bashkatdhetarët tanë qe jetojnë dhe veprojnë në Diasporë të marrin guximin dhe të bëhen ndërmarrës. Vetëm duke u angazhuar me seriozitet dhe vullnet, arrihen edhe rezultat. Duke i ndihmuar vetvetes i ndihmohet edhe rrethit, shoqërisë dhe vendlindjes, theksoi Filantropi Lazim Destani.

Gjatë takimit u shkëmbyen ide, propozime dhe u treguan storje suksesi të anëtarëve të pranishëm.

Suksesi krijon lidhjen!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]