fbpx

Gani Koci: Shumë po kundërmoni…

nga Revista Kosovarja

Ish-zëvendësministri i Kosovës, Gani Koci i cili është edhe anëtarë i PDK-së, përsëri ka reaguar me një postim tjetër në Facebook, kundër Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai në postimin e parë kishte publikuar edhe fotografi të Albin Kurtit, Vjosa Osmanit, Jusuf Buxhovit, Haki Abazit, Jeta Xharrës dhe shumë të tjera, ku kishte kërkuar që të betonoheshin.

Pas këtij linçimi ai e fshiu atë postim, ndërsa në postimin e dytë përsëri ka shkruar për ta, por ka akuzuar VV-në se ia kanë fshi postimin e tij.

“Jurishnikët udbash e VV-istë ma fshin statusin që kisha bër për gropat septike serbe të mbetura në Kosovë!

Ato duhet, jo me i dezinfektu por me i mbyllë me beton!

Shumë po kundermojnë!”, shkruan Koci në postimin e dytë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]