fbpx

Mozzik publikoi këngë me Kidën, kështu i kthehet Loredana

nga Revista Kosovarja

Në mesnatë, Mozzik dhe Kida publikuan këngën e tyre të re, të titulluar “PP”.

Kënga është 6 minuta e 30 sekonda dhe përbëhet nga dy pjesë: Paranojë dhe Pishman.

“PP” është pritur shumë mirë nga publiku dhe ka thyer rekord në klikime. Menjëherë pasi dyshja publikuan këtë hit, Loredana i është “kthyer” Mozzikut duke paralajmëruar dhe ajo këngën e saj të re.

Ajo ka bashkëpunuar me dy këngëtarë të huaj, Kc Rebell dhe Summer Cem. Reperja ka publikuar një video në profilin e saj të Instagramit, në të cilën shihet duke kënduar pranë artistëve.

https://www.instagram.com/p/CCL5FAOl4tN/?utm_source=ig_embed

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]