Moderatorja dhe aktorja shumë e dashur për publikun, Rudina Dembacaj feston sot ditëlindjen.
Ajo ka marrë urime të shumta në ditën e saj të veçantë, disa prej të cilave i ka publikuar në Instastory.
Siç dihet, Rudina prej kohësh ka zyrtarizuar lidhjen me Mark Frrokun. Dyshja janë në prag të martesës dhe si rrjedhojë nuk kishte si të mungonte një surprizë romantike.
Moderatorja ka publikuar një foto ku shihet një buqetë e madhe me trëndafila të kuq. Ndonëse ajo nuk e ka përmendur emrin e dërguesit, kuptohet që Marku fshihet pas surprizës romantike.