56
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në Gllarevë të Klinës.
Në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë, ku përveç dëmeve materiale ende nuk ka njoftim për të lënduar.
Policia e Trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe është marrë me rastin ndërsa për një kohë qarkullimi i automjeteve është zhvilluar ngadalë.
Policia ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në rrugët e Kosovës kanë ndodhur gjithsejtë 100 aksidente trafiku, ku gjysma e tyre kishin përfunduar me persona të lënduar.