fbpx

Çfarë ka vërtetë në mendje ai kur thotë ‘Kam nevojë për hapësirë’

nga Revista Kosovarja

1. Ai po mundohet të gjejë veten e të përforcojë identitetin

Hapësira nuk ka të bëjë gjithmonë me kohën. Bëhet fjalë gjithashtu për nevojat – që përfshin nevojën për t’u rilidhur me veten.

Në varësi të personit, të qenit në një lidhje mund t’i heqë ndjenjën e njohjes së vetvetes. Partneri mund të fillojë të marrë tiparet tuaja, shpesh duke e humbur veten gjatë këtij procesi të pavullnetshëm.

Për këtë arsye, largimi për një kohë dhe hapësira nga partneri, mund ta ndihmojë atë ta forcojë identitetin.

2. Ai ndihet ‘i mbytur’

Është e natyrshme që paraprakisht, në fillim të lidhjes, të jesh pak i ngjitur. Megjithatë, disa njerëz mund ta konsiderojnë këtë dicka rraskapitëse.

Për ju, të shkëmbeni vazhdimisht mesazhe është normale, por për partnerin tuaj mund të jetë një tejkalim i hapësirës së tyrë të nevojshme.

Përpara se ta ktheni këtë situatë të njëanëshme e të fajësoni veten, apo partnerin tuaj, duhet të kuptoni që është e rëndësishme të krijohet mirëkuptim dhe ‘marrëveshje’ kur bëhet fjalë për kohën që gjithësecili ka nevojë të kalojë me veten e tyre dhe me partnerin.

3. Ai po e rishikon marrëdhënien tuaj

Të shkëputesh pak nga një situatë mund të na ndihmojë që ta shikojmë me një sy më të kthjellët.

Hapësira është një mundësi për dikë që të shqyrtojë ndjenjat e tij dhe të kuptojë se çfarë dëshiron vërtetë nga kjo marrëdhënie, për jetën në përgjithësi, nëse qëllimët tua janë në një linjë apo edhe ndoshta vetëm për të parë se ku po shkon e gjithë lidhja.

4. Ai thjesht do të jetë vetëm për pak kohë

Askush nuk e ka për detyrë që të jetë vazhdimisht i lidhur me vëmendjen që merr nga partneri. Ai mund të ketë nevojë që të bëj vetë gjërat e tyre dhe të kalojë pak kohë vetem me mendimet që ka. Kjo është mënyra e vetme që ai mund të dhurojë më të mirën nga vetja për marrëdhënien tuaj.

Fakti që ai nuk mund të kalojë të gjitha orët e tyre me ty nuk do të thotë se nuk të duan.

5. Ai po konsideron të ndahet

Nuk është domosdoshmërisht ndarja arsyeja e kërkimit të hapësirës, por do t’ju gënjenim nëse do ju thonim se nuk mund të ndodhte.

Nëse marrëdhënia juaj ka qenë e turbullt për një kohë të caktuar, një hapësirë mund të jetë pararendësja e një ndarjeje.

Gjëja më e mirë për të bërë në këtë situatë është të komunikoni hapur. Sinqeriteti do të zbulojë rrënjën e çështjes dhe do t’ju ndihmojë të dy të vendosni se ku të rrjedhë marrëdhënia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]