Një aksident ka ndodhur në Lipjan, në mes një automjeti dhe një motoçiklete.
Si pasojë e aksidentit ngatësi i motoçikletës ka pësuar lëndime.
Lajmin për Express e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
”Sot rreth orës 19:00 në Lipijan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës),ka pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.