Me një gjendje kaq alarmante në pandeminë Covid-19, Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, nuk e ka luksin të kërkojë përgjegjësi tek ata që i komandon vet.
Ministri i shëndetësisë ka hierarki institucionale si çdo ministër tjetër, çka donë të thotë, se komanda buron prej tij. Armend Zemaj me shkarkimet e filluara po e imiton Albin Kurtin dhe ky imitim përfshin shkarkimin e të gjithë atyre që nuk janë fajtorë për asgjë sepse, pasi që bordet vetëm se kanë kaluar prej një dorë të ministrit te një dorë tjetër.
Bordi i QKUK-së në vazhdimësi është atakuar nga ministrat dhe nuk do të shkonte shumë kohë e Albin Kurti njëjtë sikur tash ministri Zemaj do ta shkarkonte Basri Sejdiun.
Bile , Kurti ka shkuar në shtëpi me merakun e ndryshimeve në QKUK.Naser Ramadanin e bëri staf politik në IKSHPK, por te Bordi i QKUK-së nuk arriti.
Ministri i Shëndetësisë Zemaj, krejt çka ka thënë për shkarkimin e kreut të bordit të QKUK-së është ajo , që ky është ndarë i kënaqur me shkarkimin dhe se në vend të tij mund ta dërgojë një LDK-ist tjetër si Valbon Krasniqin gjë që nuk është se nuk e meriton.
Bile është i qëlluar në këtë situatë që jemi, por është pak si e turpshme që Armend Zemaj me profesion jurist , të ndërhyjë në QKUK duke i shpartalluar mjekët për shkak të dështimeve të veta. Është e paprecedent kur një ministër që s’ka haber në mjekësi, të shkarkojë profesionistë shëndetësorë nën pretekstin e dështimit me covid-19. Nëse është arsyetim për shkarkim të kreut të bordit të QKUK-së , se ministri është ndarë i kënaqur me shkarkimin, e një drejtori , kjo është një nonsens të cilit s’ka çka i shtohet.
Ne mbajmë mend deklaratat e ministrit Zemaj, i cili ka thënë, se nuk ka kthim në izolim, por do të shtohen testimet.
E këto të fundit nuk janë shtuar fare e as nuk kanë ndodhur izolime.
Nëse do të rriteshin testimet nga 400 në 1000 për shembull, do të ishte një dallim pozitiv, por sot është bukur vështirë të arrish të testohesh për covid-19 në Kosovë,sepse kërkesat për testime janë aq enorme dhe alarmante.
Do të ishte në rregull dhe e arsyeshme që ministri Zemaj të mos vazhdojë më tek me shkarkime, por të dorëhiqet vet nga posti i ministrit.
Z. Ministër Zemaj , shumë respekte për ty, por …Safet Krivaça / Kosovarja/