fbpx

Dalin në fushë lojtarët, largohen tifozët – fillon ndeshja Romani-Kosovë

nga Revista Kosovarja

Pas disa minutave ndërprerje ka rinisur përballja Romani-Kosovë, e cila u ndërpre në gjysmë si pasojë e thirrjeve dhe shpalosjes së banerit nacionalist me mbishkrimin ‘Kosova është Serbi’ nga tifozët rumun.

Futbollistët e Kosovës u fishkëllyen nga tifozët romunë gjatë momentit kur dolën në fushë për herë të dytë gjatë pjesës së parë.

Nga ana tjetër, lojtarët romunë nuk u shfaqën së bashku me dardanët, teksa daljen e tyre të dytë për sot në fushë e bën pas disa sekonda.

Po ashtu, tifozët që shfaqën banderolën skandaloze ku shkruhej “Kosova është Serbi”, janë larguar komplet nga stadiumi.

Pjesa tjetër e tifozëve që janë në stadium, u paralajmërua disa herë se provokimi i radhës, i diskualifikon romunët nga kjo ndeshje.

Ndeshja u ndërpre në minutën e ’17-të, ndërsa rinisi pas rreth 30 minuta ndërprerje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]