fbpx

Mos vallë Dj Geek sapo thumboi Dafina Zeqirin?!

nga Revista Kosovarja

Dj Geek ka shpërndarë një postim në Instagram që rrjeti po e komenton si thumbim për Dafina Zeqirin dhe grupin e saj. Kjo pasi postimi i tij erdhi pas njoftimit të Dj të zi të këngëtares.

Geek ka ndarë në Instastory një ‘fabulë’ për sorrën dhe shqiponjën siç mund ta lexoni më poshtë, me mbishkrimin: “Hakmarrja më e mirë është suksesi.” Nuk dihet ende se pse ai dhe Dafina ndanë rrugët, por vlen të përmendet se nuk ka qenë ndarje miqësore pasi para pak ditësh Dafina e hoqi nga Instagrami.

Pasi u ndanë disa muaj më parë, dyshja vijoi të shfaqej bashkë në koncerte duke u treguar shumë profesionalë e duke ndarë jetën intime nga karriera. Përmes një postimi në mediat sociale, pak ditë më parë Dj Geek bëri të ditur për të gjithë publikun e tij, ndarjen me këngëtaren e njohur dhe grupin e saj “Moneyz”.

Ai shkruante se 6 vitet e fundit kanë qenë një eksperiencë shumë e veçantë për të teksa falenderon ekipin e “Moneyz” dhe paralajmëronte se do shihemi shumë shpejt me projekte të reja.

Sakaq nuk ka vonuar gjetja e zëvendësimit të tij, i cili do jetë Dandara. ‘Është zyrtare. Duam t’i urojmë mirëseardhje publikisht anëtarit tonë më të ri, DJ Dandara në familjen tonë’, ka njoftuar në mediat sociale grupi “Moneyz” ditën e djeshme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]