122
Në moshën 70 vjeçare, ka ndërruar jetë Dr. Shukri Gërxhaliu.
Shukri Gërxhaliu mjek familjar tashmë i ndjerë, është dekoruar me medaljen e meritave nga Presidentja Osmani. Kjo medalje iu nda këtë në nderim të kontributit të tij gjatë luftës, veçanërisht për ndihmën ndaj grave të dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Për krimet e luftës dhe dhunimet e grave, Gërxhaliu dëshmoi disa herë në Gjykatën e Hagës.
Mjeku i respektuar kosovar, ishte babai i prezantueses së “Klan Kosovës”, Gonxhe Gërxhaliu.