fbpx

Gërvalla për Jevtiqin: Në katër nga pesë vizitat në Kosovë, ka kaluar kufirin në shoqëri të djalit të Vuçiqit

nga Revista Kosovarja

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, përmes një shkrimi në “X” tha se Policia e Kosovës gjeti letërnjoftimin dhe veturën e Milorad Jevtiqit në vendin e sulmit terrorist.

Ajo u shpreh se Jevtiq është bashkëpunëtor i ngushtë i Danilo Vuçiqit, djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe se në katër nga pesë vizitat në Kosovë, sipas saj, ai ka kaluar kufirin në shoqëri me Danilo Vuçiqin, përcjell Klankosova.tv.

“Policia e Kosovës gjeti letërnjoftimin dhe veturën e Milorad Jevtiqit në vendin e sulmit terrorist. Jevtiq është bashkëpunëtor i ngushtë i Danilo Vuçiqit, djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Në katër nga pesë vizitat në Kosovë, ai ka kaluar kufirin në shoqëri me Danilo Vuçiqin”, ka shkruar Gërvalla.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]