fbpx

Ky është deçanasi që u arrestua në QKMF, sulmoi mjekët në punë dhe dëmtoi objektin

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi në gjendje të dehur kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht personelin mjekësor, duke i kërcënuar me vrasje si dhe kishte dëmtuar disa pajisje.

Në anën tjetër, burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për Florim Haklaj, i cili gjatë arrestimit ka sulmuar edhe një zyrtar policor.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Deçan 21.10.2023 – 21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur i kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht personat zyrtarë si dhe kishte dëmtuar disa pajisje. Po ashtu gjatë arrestimit i njëjti ka sulmuar edhe një zyrtar policor. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./IndeksOnline

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]