Në një “dramë” që askush nuk e priste, krej papritur, Arbenita Ismajli postoi disa mesazhe në rrjetet sociale të marra nga reperi i njohur Unikkatil, mesazhe që në fillim u menduan se ishin të rreme, gjë që e pretendoi edhe vetë reperi në reagimin e tij.
Për ju që nuk e dini, Unikkatil i shkruante modeles në Instagram dhe i propozonte një “kohë të mirë që nuk do e merrte vetë askush”, teksa Arbenita e refuzonte, duke bërë edhe ironi me të, ndërsa më pas reperi pretendoi se ishin imazhe të edituara dhe të bëra në dëm të tij. Arbentia megjithatë bëri një reagim ku në një farë mënyre vërtetoi se Unikkatil i kishte shkruar, gjë që habiti jo pak publikun dhe ndjekësit e tij, ndërsa modelja nuk pati ndërmend ta ndalonte këtë “dramë”, përkundrazi.
Në një video në TikTok, ajo ka bërë një video ironizuese me një nga trend-et e momentit, ku shkruan: “Ja si ndihem unë pasi kam shkatërruar egon e një mashkulli”. qartazi duke folur për situatën me reperin e njohur.
Megjithatë, përvec fansave të Unikkatil, edhe disa ndjekës të Arbenitës i janë kthyer kundra kësaj të fundit, pikërisht për faktin që po e vazhdon gjithë situatën për vëmendje, duke e quajtur madje edhe “pick me girl”, një frazë që përdoret për ato personazhe që cdo gjë e bëjnë për të marrë vëmendjen.
Modelja nuk ka hezituar t’i përgjigjet komenteve negative dhe akuzave të fansave, teksa ka përfshirë edhe Feron në “ekuacion”, i cili nëse e keni harruar, ka pasur një përplasje me Unikkatil, edhe me “diss”-e në këngët e tyre.
Ajo thotë se nuk është aspak e sikletshme që ka ekspozuar një burrë familjar, që i shkruan asaj për premtime dhe gjëra të fshehta në privat, ndërsa po ashtu thotë se “nuk ka shitur babain e fëmijës së saj tek armiqtë e tij”.