fbpx

Edi Rama i ka dy fjalë për Donaldin

nga Revista Kosovarja

I ftuar këtë javë në “Më lër të flas” ka qenë ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana. Për Lorikun nuk ka munguar edhe një sfidë e përgatitur me disa pyetje për të.

Pjesë e pyetjeve ishte edhe që Lorik Cana të telefononte kryeminstrin Edi Rama, dhe t’i thoshte se të kam rënë padashje.

I gjendur përballë kësaj telefonate, kryeministri ka reaguar me shumë sportivitet!

Nuk mungoi edhe një ftesë zyrtare nga Donald Veshaj, live nga studioja e “Më lër të flas”, të cilës kryeministri iu përgjigj me një batutë të çastit, e cila u prit me të qeshura në studio.

Donald Veshaj: ‘Meqë po flasim në telefon, po përfitoj nga rasti për të të bërë një ftesë zyrtare për në emision…’

Edi Rama: ‘Kur të martohesh ti, atëherë do vij…”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]