Qeveria Hoti,nuk duhet ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë, në kohën kur të gjitha shtetet në botë po kërkojnë të gjejnë mënyra që duke punuar të mbrohen nga Covid-19. Ta shpallësh gjendjen e jashtëzakonshme nuk është zor, por karantinimet mars-maj dhe izolimet, kanë sjell popullatën para kolapsit ekonomik edhe familjar.
Ne nuk e kemi një shtet, i cili e siguron ekzistencën qytetare kur shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Shpallja e popullit nën izolim , nënkupton qasje të re ndaj të jetuarit, duke munguar puna, mosfunksionimi i gastronomisë, kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe të gjitha kufizimet në sektorët e prodhimit japin një epilog të rënies drastike të ekonomisë qytetare , e normal edhe shtetërore,pasi që shteti plotësohet ekonomikisht nga atributet tatimore të punëve të të gjitha ekonomive.
Pra ,qeveria Hoti,nuk guxon vetëm ta mbyll popullin nën gjendje të jashtëzakonshme. Ajo as që e ka kaluar votimin e ndryshimit buxhetor për ta akomoduar në nevojat pandemike edhe pse është vonuar qeveria ta miratojë këtë ndryshim që de fakto është një lloj pako fiskale që duhet t’ i kalohet popullit dhe ekonomisë në dispozicion mbijetese.
Qeveria Hoti mund të shkojë në shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme vetëm nëse i bën këto masa:
Nëse u siguron qytetarëve ekzistencë sociale. Nëse shërbyeseve publik ua jep pagat e plota pa cenime reduktime të pagave siç po flitet.
Nëse qytetarëve u siguron maska dhe dorëza të mjaftueshme ditore dhe pasta e gelle higjenike të cilat janë të nevojshme.
Nuk guxon qeveria Hoti dhe asnjë qeveri tjetër që ta mbyll popullin nën gjendje të jashtëzakonshme pa i siguruar ekzistencë minimale dhe shtyrje të pagesave të shërbimeve të caktuara që ka çdo familje.
Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do të thotë bankrotim i ekonomisë qytetare dhe gjithashtu edhe shtetërore. Puna duhet bërë , si e vetmja mundësi që shteti ta akumulojë dhe qarkullojë paranë .
Institucionet e shtetit dhe pikërisht institucionalistët shtetërorë, po e infektojnë popullin. Raste me covid-19 ka në të gjitha institucionet shëndetësore, ka nëpër ministri dhe dikastere shtetërore.
Ka në qeveri e ka në parlament dhe ka në parti politike. Normale është t’i thuhet popullit të mos shkojë nëpër këto vatra infeksionale. Safet Krivaca /Kosovarja/