fbpx

Direkt pas përfundimit të “Love Island Albania”, Luana ka gati suprizën e madhe për publikun!

nga Revista Kosovarja

Direkt pas mbylljes me sukses të një super sezoni të “Love Island Albania”, duket se Luana Vjollca nuk ta të ndalur.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ajo ka zbuluar se po bëhet gati për startimin e sezonit të radhës të “Zemër Luana”.

Ajo është shquar gjithmonë si një vajzë punëtore, gjë të cilën sapo e vërtetoi sërish.

Intervista e parë ekskluzive është realizuar me fashion designerin e njohur në të gjithë botën, Philipp Plein dhe ne mezi po e presim për ta ndjekur.

Kujtojmë që edhe sezoni që lamë pas i “Zemër Luana” ishte plot ekskluzivitete, lojëra, argëtim dhe të papritura.

Tanimë na mbetet të presim deri në publikimin e datës zyrtare të këtij projekti gjigant që do të mbajë mbërthyer publikun pas ekranit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]