Kida dhe Mozzik nuk kanë të ndalur.
Kida dhe Mozzik aktualisht po shijojnë suksesin e këngës “Panorama/Pishmon”, me të cilën po thyejnë rekord klikimesh për pak ditë prej lansimit të saj.
Por, dy artistët nuk janë ndalur me kaq, ata do të sjellin edhe një tjetër këngë, e cila titullohet “Kerkun”.
Kida bëri të ditur se kjo këngë publikohet më 31 korrik dhe është pjesë e albumit të ri të Mozzikut, “Mozzart”.
Kujtojmë se Kida ka mohuar një lidhje dashurie më të, duke theksuar se kanë raporte të shkëlqyera me Mozzikun si koleg e miq.