Këngëtari i njohur, Sardi Strugaj, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka folur për jetën e tij.
Konkurrenti i spektaklit të kërcimit “DWTS”, sqaroi edhe një herë marrëdhënien e tij me Semin, pasi kohët e fundit është përfolur se ata janë në një lidhje.
E pyetur nga Bieta se me cilët nga këngëtarët shqiptarë do të dëshironte një bashkëpunim ai përmendi disa emra.
Një pjesë nga biseda:
Sardi: Do të doja të bashkëpunoja me disa këngëtarë. Me Elvana Gjatën, Flori Mumajesin, Ylli Limanin, Alban Skënderaj, pastaj me disa të tjerë i kam bërë bashkëpunimet.
Bieta: Ne prisnim një emër tjetër në fakt. Atë të Semit.
Sardi: Prandaj nuk e përmenda Semin sepse e kam një bashkëpunim me të dhe do lançohet në janar.
Bieta: Patët një kërcim që vetëm si shokë jo, ka thënë Olta. Çfarë nënkuptonte ajo me këtë.
Sardi: Ne jemi shokë, kuptova që ja dolëm me kërcimin dhe transmetuam diçka. Kërcimi, kur e kam parë dhe unë ishte vërtetë sensual kënga ishte shumë flirtuese. Mos më sikletos më shumë.