Ndonëse ka vite që nuk po shihet gjëkundi, këngëtarja Fjolla Krasniqi sërish mbahet në mend e kujtohet nga publiku, shkruan “Kosovarja”.
Fjolla, disa herë paralajmëroj një rikthim të mundshëm në muzikë, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.
E, në këtë kohë izolimi, këngëtarja duket se ka mall për motrat e saj të martuara, me të cilat nuk është parë për shkak të koronavirusit, shkruan “Kosovarja”.
Fjolla, ka postuar një foto me motrat dhe të ëmën, ku ato i quan pasurinë e saj më të madhe.