fbpx

Biznesmen e aktor, kush ishte Mic Tofaj qe vdiq sot tragjikisht me bashkëshortën e tij

nga Revista Kosovarja

Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij Fatlinda Maloku Tofaj u gjetën të vdekur në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut, në rrethana akoma të paqarta.

Lajmin e vdekjes së çiftit e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas Gashit, rasti ende nuk dihet si ka ndodhur, mirëpo nga informatat e fundit çifti dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e energjisë elektrike, raporton gazeta10.

“Ende nuk dihen rrethanat e sakta, mirëpo nuk ka të bëjë me bombolë të gazit. Vdekja dyshohet se ka ndodhur si shkak i rrymës, por duhet të presim ende”, tha ai.

Kujtojmë që Mic Tofaj ishte pronar i fabrikës “Juniku”.

Ai e kishte sprovuar vetën edhe në aktrim, kur kishte marrë pjesë në serialin ‘Vendlindja Ime’ në televizionin publik.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]