Këngëtarja shqiptare, Leonora Jakupi, ka kujtuar babain e saj dëshmor.
Ajo përmes disa postimeve në Instagram ka treguar se sot janë bërë 22 vite nga vdekja e tij.
“22 vite pa ty babi, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka shkruar Leonora në një prej fotografive e më pas nëpërmjet një imazhi tjetër ka treguar se sot e ka vizituar varrin e tij.
Babai i këngëtares ka qenë luftëtar i lirisë në luftën e fundit dhe është dëshmor i kombit.