Një person dyshohet se është goditur për vdekje nga një kamion në Maxhunaj të Vushtrrisë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se dyshohet që kamioni i përfshirë në aksident ka ikur nga vend i ngjarjes.
Ndërsa viktima është i moshës 56 vjeç.
“Nga informacionet e para dyshohet për aksident trafiku. Bëhet fjalë që një kamion e ka goditur një këmbësor dhe si pasojë e ka humbur jetën. Në bazë të informacioneve të para, kamioni nuk është ndalur në vend të ngjarjes”, tha Zahiti.