fbpx

Peci godet Aliun: Të gjithë duhet të distancohen nga deklarata se Kosova është “shtet i përkohshëm”

nga Revista Kosovarja

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu javë më parë deklaroi se “Kosova është shtet i përkohshëm”, duke aluduar në bashkimin me Shqipërinë. Kjo deklaratë duke se nuk është mirëpritur as nga ministri i Bujqësisë, Liburn Aliu.

Peci ka kërkuar distancimin e të gjithëve nga kjo deklarate, madje thotë se nuk duhet të jetë opsion ideja e lëre më deklarimi publik në të cilin thuhet se Kosova është shtet i përkohshëm.

“Republika e Kosovës është fitorja më e madhe e kombit shqiptar dhe në baza ditore si ministër punoj me krejt potencialin dhe energjinë që e kam që Kosova të jetë shtet i përhershëm, i zhvilluar, në shërbim të ekonomisë dhe mirëqenies qytetare”.

“Është projekt në të cilin besoj se të gjithë ne ia kemi borxh gjithë atyre gjeneratave të tëra dhe të gjithë atyre që e kanë dhënë jetën për Kosovën që ta shndërrojmë në një shtet funksional, demokratik dhe të përhershëm”, tha Peci në Klan Kosova përcjell Insajderi.

Ministri theksoi se reagimin e njëjtë do ta kishte ndaj secilit që do të lëshonte një deklaratë të tillë.

Ai shprehet se kushdo që e sheh projektin e shtetësisë së Kosovës si të përkohshëm, bën gabim kardinal.

“Jo vetëm ndaj ministrit Aliu, por ndaj çdo kujt që e sheh projektin e shtetësisë së Kosovës si të përkohshëm, bën gabim kardinal dhe i bën dëm shumë të madh Kosovës në arenën ndërkombëtare në proces të konsolidimit dhe proceseve integruese që është e rëndësisë së veçantë.

“Kosova është shtet i përhershëm dhe integrimi i saj në mekanizmat evropian dhe euroatlantik është i rëndësisë së veçantë jetike. Deklarata të tilla e dëmtojnë dhe janë të dëmshme e duhet pasur distancim prej të gjithëve”, tha Peci.

Ministri i Bujqësisë kërkoi distancimin e të gjithëve nga deklarata e ministrit Liburn Aliu.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]