fbpx

“Është toksik, mashtrues” – banorët flasin për Blerandon

nga Revista Kosovarja

Shqipe Hysenaj, Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj, sot (e diel) kanë diskutuar për sjelljet dhe deklaratat e Blerandos brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2.

Banorja e këtij formati i tregonte çiftit për fjalët dhe një debat që e pati me Blerandon.

“Ai të rren, i thash a e di ku është dallimi mes teje dhe meje. Mua nëse do më pëlqente dikush unë nuk do të bëja lojëra si ti”, u shpreh ajo.

“Është shumë toksik dhe mashtrues”, janë fjalët e Kaderit dhe Lumbardhit që thanë për Blerandon.

Shqipja ndërkohë në spektaklin e fundit la të nënkuptohet se ka pasur një pëlqim për të, ndonëse nuk ia kishte shprehur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]