fbpx

Po luanin për sfidën e liderit, lëndohet njëri prej banorëve të Big Brother Vip 3

nga Revista Kosovarja

Vëllai i madh i ka vënë në garë për lider banorët nëpërmjet lojës topa-djegësi.

Banorët janë ndarë në dy grupe. Teksa po loznin Fationi është lënduar në pjesën e këmbës.

Ai është rrëzuar duke lënduar këmbën dhe të gjithë banorët janë afruar pranë tij për ta ndihmuar.

Fatmirësisht nuk ka qenë ndonjë gjë e madhe dhe gjendja e Fationit është e mirë.

Gara ka filluar ashpër që në ditët e para dhe ndjenja e protagonizmit tek secili sa vjen dhe rritet.

Megjithëse është ende shumë herët secili po mundohet të krijojë terren në lojën e tij.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]