fbpx

Fenomen i rrallë në Durrës, deti tërhiqet për disa metra

nga Revista Kosovarja

Një zbaticë e theksuar është krijuar prej disa ditësh në qytetin e Durrësit, duke bërë që deti të tërhiqet dhe të krijohet një brez i ri rëre.

Qytetarët e Durrësit që kanë frekuentuar vijën bregdetare këto ditë kanë konstatuar fenomenin duke nisur që nga dita e diel.

Tërheqja e fortë gravitacionale e hënës ka shkaktuar fenomenin natyror, që habit jo pak qytetarët.

Ky fenomen është më i theksuar në këtë periudhë të viti pasi po i afrohemi afër datës 21 mars, afër ekuinoksit dhe toka gjatë rrotullimit të saj afrohet më shumë me diellin dhe me hënën.

Por ka dhe nga ata ekspertë që zbaticat e theksuara, i konsiderojnë si pasoja të ngrohjes globale, duke bërë që deti tërhiqet më shumë se në rastet e zbaticave të zakonshme në këtë periudhë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]