Çiljeta Xhilaga, një nga këngëtaret të njohura dhe më të dashura në Shqipëri feston sot ditëlindjen. Por në këtë ditë ajo ka dy arsye për të festuar pasi edhe djali i saj, Fernando ka lindur në të njëjtën datë.
Çiljeta sot feston ditëlindjen e 39, ndërsa djali i saj mbush 11 vjeç.
“Gëzuar ditëlindjen për në. Shpirtra binjak”, shkruan Çiljeta krah një video ku ka shkëputur momente speciale me djalin e saj.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Çiljeta bëri të ditur se është diplomuar në Kriminologji dhe ka nisur të ushtrojë këtë profesion.
https://www.instagram.com/reel/C28bk3Ut1Ci/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d22815d7-8671-47d4-a33b-c60dbdf839f5