fbpx

Presidenti del në Sharr, pasi javën e kaluar ishte në Hagë

nga Revista Kosovarja

Presidenti del në Sharr, pasi javën e kaluar ishte në Hagë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që këtë vikend ta kalojë i relaksuar në malet e Sharrit, pas një jave të kaluar në Hagë të Holandës.

Thaçi ka postuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në Facebook, me rroba sportive në malet e Sharrit, raporton Gazeta Express.

“Në mesditë nëpër ujëvarat e shpatijeve të malëve të Sharrit. HTH”, ka shkruar Thaçi.

Mbrëmë përmes një video mesazhi Presidenti Thaçi ka treguar për intervistimin e tij në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke mos dhënë detaje se çfarë është pyetur në intervistim.

Thaçi është intervistuar në Hagë nga e hëna deri të enjten për rreth 30 orë, lidhur me aktakuzën e publikuar ndaj tij nga Prokurori Special i Dhomave të Specializuara.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/4051171084953220

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]