fbpx

Përjetësisht Kosova dhe Shqipëria janë 1, ja si Luana Vjollca i i kthehet keq komentuesit

nga Revista Kosovarja

Moderatorja Luana Vjollca, ka bërë një urim të veçantë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke shprehur mbështetjen e saj të palëkundur për sovranitetin dhe unitetin e Kosovës me Shqipërinë.

Komenti i saj ka tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve në rrjetet sociale, përfshirë reagime të ndryshme nga audienca.

Në mesin e komenteve, një përdorues me emrin Alexandar Alxn ka shprehur një qëndrim kontrovers, duke pretenduar se “Kosova është Serbi”, një frazë që përdoret shpesh nga ata që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Megjithatë, Luana Vjollca është kthyer me një përgjigje të qartë dhe të vendosur, duke theksuar se “Kosova dhe Shqipëria janë një. “Përjetësisht” duke iu përgjigjur në koment “F**k You” , duke nënkuptuar një lidhje të pandarë dhe solidaritet të pakushtëzuar mes dy popujve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]