Një person është therur me thikë të shtunën në Lipjan.
Policia ka bërë të ditur se viktima fillimisht është dërguar në emergjencën e Lipjanit.
Pas marrjes së ndihmës së parë në Lipjan, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Mjeku kujdestar ka njoftuar se i plagosuri ka marr lëndime trupore por, është jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari. Pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Insajderi