fbpx

Rizvanolli flet me ambasadorn suedez për potencialin ekonomik që ofron Kosova në fushën e minierave

nga Revista Kosovarja

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka pritur sot në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund dhe zëvendësshefin e Misionit, Henrik Ribym, me të cilët diskutoi për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Bëhet e ditur se me theks të veçantë u diskutua për potencialin ekonomik që ofron Kosova në fushën e minierave dhe forcimin e lidhjeve të Kosovës dhe Suedisë në këtë sektor.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]