fbpx

Pamje nga vetaksidenti ku humbi jetën një person në Pejë

nga Revista Kosovarja

Një person ka humbur jetën në një vetaksident në fshatin Poqestë të Pejës.

Burimet e Indeksonline kanë mësuar se bëhet fjalë për Besim Berisha vitit i lindjes 1984.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhëndës polici për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku tha se mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

Rreth orës 18:10 policia është njoftuar se në fshatin Poqestë ka ndodhur një aksident trafiku, kur kanë arritur në vendë ngjarje kanë kuptuar që ka të bëjë me një vetaksident. Personi i lënduar është dërguar me emergjencë në Spitalin e Pejës, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes janë njësitë kompetente”, ka thënë Gashi.

Indeksonline ka siguruar pamje të këtij vetaksidenti, ku shihet që vetura ka përfunduar jashtë rrugës.

Më poshtë mund ta shihni videon.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]