Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku është liruar nga EULEX-i, pas gati një orë qëndrimi në zyret e tyre.
Artan Qerkini, avokat i Sami Lushtakut, para mediave tha se atij i është konfiskuar telefoni.
Sipas Qerkinit vendimi për ndalimin e Lushtakut ishte jo i drejtë.
“Vetëm i është konfiskuar telefoni mobil si herave të kaluara mendojmë se ky veprim bie ndesh me ligjin pasi që ai e ka nuk e ka statutin e personit të dyshuar dhe i është cenuar privatësia”, tha ai.
Lushtaku është larguar nga zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë me veturën e tij.
Përndryshe, Specialja dje ka bastisur edhe shtëpinë e ish komandantit të UÇK-së Sylejman Selimi.