fbpx

Tërmet 7.8 ballë në afërsi të Alaskës, paralajmërim për cunami

nga Revista Kosovarja

Një tërmet 7.8 ballë ka dridhur në afërsi të Alaskës në mëngjesin e të mërkurës, shkruan CNN.

Tërmeti ishte me epiqendër 98 kilometra, në juglindje të Perryvillet, Alaskë, sipas Institutit Gjeologjik të SHBA-së. Tërmeti ka qenë rreth 10 kilometra në thellësi.

Është lëshuar një paralajmërim për cunami pas tërmetit, sipas Administratës Nacionale Oqeanike dhe Atmosferike.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]