fbpx

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta legjenda e kombëtares

nga Revista Kosovarja

Futbolli shqiptar është në zi teksa në mëngjesin e së dielës është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare, Teodor Vaso.

Vaso, lindi në Korçë ndërsa si futbollist u aktivizua me Dinamon, Partizanin, 17 Nëntorin dhe Skënderbeun në rolin e mbrojtësit.

Vaso ishte gjithashtu pjesë e kombëtares së drejtuar nga trajneri Loro Boriçi.

Me fanellën kuqezi, Vaso regjistroi 20 paraqitje ku mbahet mend takimi kundër me Republikën Federale të Gjermanisë i mbyllur në barazim 0-0. Vaso është dekoruar me medaljen e artë për merita të shquara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]